Zyrtare: Meriton Korenica transferohet te Cluj

Zyrtare: Meriton Korenica transferohet te Cluj

Manisa ka bërë të ditur se Meriton Korenica i është bashkuar klubit rumun, CFR Cluj.

Klubi turk zbuloi se marrëveshja mes tyre dhe skuadrës rumune është arritur për lojtarin kosovar.

Manisa e ka falëndruar Korenicën për kontributin në skuadër, ndërsa i kanë dëshiruar suksese atij në aventurën te Cluj.

Korenica nuk do jetë i vetmi lojtar shqiptar te Cluji, pasi Arlind Ajeti dhe Armend Thaqi janë pjesë skuadrës.

Share This