Zyrtare: Marko Roganovic, lojtari më i ri i Gjilanit
Përmes një videoje në “Facebook”, skuadra e Gjilanit e ka prezantuar transferimin më të ri të klubit.
Bëhet fjalë për mbrojtësin malazez, Marko Roganovic, i cili ka nënshkruar kontratë me Gjilanin, raporton KP.
Mbrojtësi i krahut të djathtë së fundmi ishte pjesë e skuadrës rumune, UTA Arad, ndërsa ka luajtur edhe për Laçin, OFK Titogradin, Cetinje, Mladost dhe Podgorican.