Zyrtare: Man Utd ia shet 25 për qind të aksioneve Jim Ratcliffes
Manchester United ka konfirmuar shitjen e 25 për qind të aksioneve të Sir Jim Ratcliffe, që është president i kompanisë së madhe INEOS.
Ratcliffe tani do ta vendosë për investimet te klubi anglez, përfshirë edhe transferimet apo shitjet që do të bëhen muajt e ardhshëm, duke nisur nga afati kalimtar dimëror.
Përpos kësaj, Ratcliffe do të investojë plot 300 milionë euro për përmirësimin e klubit anglez.
“Manchester United (NYSE: MANU) njoftoi sot se ka hyrë në një marrëveshje sipas së cilës Kryetari i INEOS, Sir Jim Ratcliffe, do të blejë 25 për qind të aksioneve të klasit B të Manchester United dhe deri në 25 për qind të aksioneve të klasit A të Manchester United dhe të sigurojë një shtesë prej 300 milionë dollarësh për të mundësuar investimin e ardhshëm në Old Trafford”, shkruhet në komunikatë.