Zyrtare: Lirim Kastrati kthehet në Kroaci, nënshkruan me ish klubin e tij
Lirim Kastrati është kthyer në Lokomotiva Zagreb pas tri vitesh e gjashtë muajsh, ku kishte shkëlqyer me klubin kroat.
Sulmuesi anësori nga Kosova thuhet se kishte një ofertë edhe nga klubi i njohur hungarez, Ujpest, por e refuzoi.
“Pas 3 vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati kthehet në NK Lokomotiva! Lirimi vjen tek ne në formë huazimi nga hungarezët e FC Fehervar deri në fund të sezonit aktual. Mirë se erdhe Lirim!”, ka shkruar Lokomotiva në rrjetet sociale.
Kastrati ka 17 paraqitje dhe një gol për Kosovën.