Zyrtare: Gundogan rikthehet te Man City

Zyrtare: Gundogan rikthehet te Man City

Tashmë është zyrtare. Reprezentuesi i Gjermanisë është Ilkay Gundogan është rikthyer tek Manchester United.

Pas vetëm një viti të Barcelona, Gundogan sërish do të vesh fanellën e kampionëve në fuqi të Anglisë.

‘Qytetarët’ përmes një njoftimi, kanë konfirmuar rikthimin e lojtarit në ‘Etihad Stadium’.

“Manchester City ka përfunduar një marrëveshje për të rinënshkruar me Ilkay Gundogan nga Barcelona në një marrëveshje njëvjeçare”, thuhet në njoftim e Man Cityt.

Transferimi i Gundogan nuk i ka kushtuar asnjë cent Cityt, pasi vjen si lojtar i lirë, ndërsa do ta mbajë veshur fanellën me numër 19.

Kujtojmë se Gundogan gjatë aventurës së tij të parë me skuadrën e Pep Guardiolës, ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, katër Kupa të Ligës, dy Superkupa të Anglisë dhe një Ligë të Kampionëve.

Share This