Zyrtare: Gjermania shkarkon Flick
Tashmë është zyrtare. Hansi Dieter Flick është shkarkuar nga posti i trajnerit të kombëtares së Gjermanisë.
Tekniku gjerman është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta, sidomos pas humbjes 1-4 në miqësoren e fundit përballë Japonisë.
Ish-trajneri i Bayern Munich ‘timonin’ e Gjermanisë e kishte marrë në gushtin e vitit të kaluar dhe pas vetëm një viti, Flick shkarkohet nga kreu i Kombëtares gjermane.
Sipas medieve gjermane, në miqësoren ndaj Francës (12 shtator), Gjermania do të drejtohet nga Rudi Voeller. Deri në momentin që do të zgjidhet pasuesi i Flick.