Zyrtare: Forster rinovon kontratën e re me Tottenhamin
Portieri Fraser Gerard Forster do të jetë pjesë e Tottenhamit deri në verën e vitit 2025.
“Spurs” dhe 35-vjeçari sot kanë zyrtarizuar rinovimin e kontratës se re.
Tottenham përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e re me Forster.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se Fraser Forster ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2025. Duke ardhur nga Southampton në korrik 2022, portieri me përvojë bëri debutimin e tij në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Nottingham Forest në nëntor 2022 dhe duke bërë paraqitjen e tij të parë në Premier League për klubin muajin e ardhshëm kundër Brentford”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.