
Zyrtare: Flick shpallet trajneri më i mirë i La Ligës për sezonin 2024/2025
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është shpallur trajneri më i mirë i La Ligës për edicionin 2024/2025, vlerësim ky që i është dhënë nga Komiteti i Trajnerëve të Federatës Spanjolle të Futbollit.
Trajneri gjerman, i cili udhëhoqi me sukses skuadrën e tij gjatë gjithë sezonit, do të nderohet zyrtarisht këtë të shtunë në një ceremoni speciale të organizuar nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF).
Ky është një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e Flick, i cili ka arritur të lërë gjurmë të thella edhe në futbollin spanjoll, pas sukseseve të mëparshme në Gjermani.