Zyrtare: Ferizaj e Suhareka sigurojnë kalimin në Superligë

Zyrtare: Ferizaj e Suhareka sigurojnë kalimin në Superligë

Ferizaj edhe zyrtarisht është kampion i Kosovës në Ligën e Parë në futboll.

“Tifozë të klubit, ne ju premtuam që do të rikthehemi menjëherë aty ku e kemi vendin, në Superligën e Kosovës. Misioni ynë u përmbyll me sukses.

Urime lojtarëve për angazhimin, stafit për punën e palodhshme e mbi të gjitha sportdashës e tifozëri UJQI që na përkrahët.

Pritna Superligë, kësaj here si aktorë, e jo vetëm spektatorë.

Urime Ferizajli 🔵⚪️”, ka shkruar FC Ferizaj.

Pas fitores sot ndaj Drenicës Superligën e ka siguruar edhe FC Suhareka.

Share This