Zyrtare: Edhe Valverde rinovon kontratën me Real Madridin

Zyrtare: Edhe Valverde rinovon kontratën me Real Madridin

Tashmë është zyrtare. Real Madridi dhe uruguaian Federico Valverde kanë zyrtarizuar marrëveshjen e re.

Klubi madrilen ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin uruguaian, Federico Valverde.

“Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë rënë dakord për të vazhduar kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e “Los Blancos”.

Pas Vinicius Junior, Rodrygo Goes dhe Edouardo Camavinga, tani edhe Valverden, ka firmosur kontratën e re me gjigantin spanjoll.

Valverde ka luajtur 220 ndeshje me madrilenët, duke shënuar 19 gola dhe ka fituar 9 tituj.

Share This