Zyrtare: Dortmund dhe Reus ndajnë rrugët

Zyrtare: Dortmund dhe Reus ndajnë rrugët

Fundi i këtij sezoni do të jetë edhe fundi i Marco Reus në fanellën e Borussia Dortmundit.

Asi gjerman pas 12-të vitesh do ta mbyll aventurën me ‘Milionerët’ e Gjermanisë.

Klubi gjerman përmes një njoftimi, ka konfirmuar se kanë vendosur të ndajnë rrugët më 30 qershor kur edhe i skadon kontrata kapitenit historik të Dortmundit.

“Borussia Dortmund dhe kapiteni i saj historik Marco Reus kanë rënë dakord reciprokisht që të mos e zgjasin kontratën, e cila skadon në fundi i sezonit”, thuhet në njoftimin e Borussia Dortmundit.

34-vjeçari thuhet se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Share This