Zyrtare: Dier largohet nga Bayerni, Monaco destinacioni i radhës

Zyrtare: Dier largohet nga Bayerni, Monaco destinacioni i radhës

Shefi i Bayern Munich, Christophe Freund, ka konfirmuar largimin e mbrojtësit anglez Eric Dier në fund të këtij sezoni.

Dier, kontrata e të cilit me bavarezët skadon në  këtë verë, thuhet se ka arritur një marrëveshje me klubin francez AS Monaco.

“Folëm me Eric për një rinovim kontrate. Ai na informoi se nuk do të rinovojë dhe se do të largohet nga ne. Është një djalë shumë i mirë dhe kemi kaluar shumë mirë bashkë. Shpresojmë ta mbyllë këtë aventurë me titullin e tij të parë”, ka thënë Freund.

Dier fillimisht iu bashkua Bayern Munich në janar të vitit 2024 si huazim nga Tottenham, ndërsa më pas u ble përfundimisht nga klubi gjerman gjatë verës së po atij viti.

Dier ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare me Bayernin, duke shënuar dy gola.

Share This