Zyrtare: Chicago Fire dhe Xherdan Shaqiri ndajnë rrugët

Zyrtare: Chicago Fire dhe Xherdan Shaqiri ndajnë rrugët

Tashmë është zyrtare. Klubi amerikan Chicago Fire dhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri kanë ndarë rrugët.

Drejtori sportiv i klubit amerikan, George Heitz, ka konfirmuar ‘divorcin’ me ish-reprezentuesin e Zvicrës.

“Pas diskutimeve me Xherdanin, kemi rënë dakord reciprokisht që ndarja e rrugëve është në interesin më të mirë të të gjitha palëve”, ka thënë Heitz

Ndërkohë, Shaqiri mendon se është koha e duhur për të nisur një aventure të re në karrierën e tij.

“Mendoj se është koha e duhur për mua për shikuar një mundësi të re në karrierën time. Dua të falënderoj klubin dhe tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë kohës sime te Chicago”, ka pohuar Shaqiri.

Mesfushori sulmues largohet nga Chicago Fire pas 2 sezonesh ku në 69 ndeshje të luajtura shënoi 14 gola.

Share This