Zyrtare: Chelsea, epoka e Pochettino-s tashmë ka përfunduar

Zyrtare: Chelsea, epoka e Pochettino-s tashmë ka përfunduar

Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Chelsea.

Argjentinasi largohet nga posti pas vetëm një sezoni, në të cilin nuk arriti të sjellë rezultate të shkëlqyera, duke arritur vetëm në vendin e gjashtë në renditje.

Njoftimi i klubit: “Chelsea FC mund të konfirmojë se klubi dhe Mauricio Pochettino kanë rënë dakord reciprokisht për t’u ndarë. Drejtorët sportiv Laurence Steëart dhe Paul Winstanley thanë: Në emër të të gjithëve te Chelsea, ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Mauricio për punën e tij këtë sezon. Ai do të jetë i mirëpritur të kthehet në Stamford Bridge në çdo kohë dhe ne i urojmë të gjitha të mirat në karrierën e tij të ardhshme si trajner”.

Mauricio Pochettino tha: “Faleminderit pronësisë së Chelseat dhe drejtorëve sportivë për mundësinë për të qenë pjesë e historisë së këtij klubi futbolli. Klubi tani ka të gjitha mjetet për të bërë mirë në Premier League dhe Evropë për vitet në vazhdim”.

“Nga klubi largohen edhe asistentët Jesus Perez, Miguel d’Agostino, Toni Jimenez dhe Sebastiano Pochettino. Chelsea nuk do të bëjë komente të mëtejshme derisa të emërohet trajnerin e ri”. /rtsh/

Share This