
Zyrtare: Besnik Hasi dhe Mechelen ndajnë rrugët
Tashmë është zyrtare. Trajneri kosovar Besnik Hasi dhe KV Mechelen kanë ndarë rrugët.
Klubi belg përmes një njoftimi, ka konfirmuar ‘divorcin’ me Hasin.
Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e dobëta, me palët që kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin.
Kujtojmë se Hasi u emërua në krye të kësaj skuadre në nëntor 2023, pas shkarkimit të Steven Defour.