Zyrtare: Arne Slot trajner i Liverpoolit

Zyrtare: Arne Slot trajner i Liverpoolit

Edhe zyrtarisht, Arne Slot është trajneri më i ri i skuadrës së Liverpoolit.

Këtë lajm para pak minutash e ka bërë të ditur klubi anglez në faqen e tyre zyrtare në ‘’Facebook’’.

Slot ka nënshkruar me Liverpoolin për tri vitet e ardhshme dhe do e zëvendësojë Jurgen Kloppin e larguar.

Holandezi do të fillojë zyrtarisht punën më 1 qershor, teksa vjen në Angli nga ekipi i Feyenoordit.

Share This