Zyrtare: Ardian Nuhiu largohet nga Shkëndija e Tetovës

Zyrtare: Ardian Nuhiu largohet nga Shkëndija e Tetovës

Ardian Nuhiu më nuk është trajner i Shkëndijës së Tetovës.

Ekipi nga Maqedonia e Veriut, ka njoftuar të martën se ka ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me trajnerin Nuhiu.

Në njoftimin e klubit thuhet se ky vendim ka ardhur për shkak se është e nevojshme të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe drejtim të ri.

Nuhiun e kanë falënderuar për punën dhe kontributin e dhënë, ndërsa i kanë dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

Po ashtu, së bashku me Nuhiun është larguar edhe stafi i tij nga Shkëndija e Tetovës.

Nuhiu mori drejtimin e Shkëndijes para fillimit të këtij edicioni dhe kishte kontratë deri në verën e vitit 2025.

Aktualisht, Shkëndija zë vendin e tretë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Pas 18 xhirove të zhvilluara, ka tubuar 35 pikë, katër më pak se Struga që zë vendin e parë. Para Shkëndijës, Nuhiu ka qenë trajner edhe te Drita e Gjilanit dhe Shkupi.

Share This