Zyrtare: Ancelotti rinovon kontratën me Real Madridin

Zyrtare: Ancelotti rinovon kontratën me Real Madridin

Tashmë edhe zyrtarisht Real Madridi dhe trajneri Carlo Ancelotti, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

Strategu italian ishte i lidhur me Brazilin, por sipas medieve spanjolle, tashmë “Los Blancos” dhe Ancelotti, kanë zyrtarizuar marrëveshjen e re.

Klubi madrilen përmes një njoftimi, ka konfirmuar rinovimin e kontratës me italianin, i cili do të jetë në krye të bankinës së madrilenëve deri në verën e vitit 2026.

Ancelotti konsiderohet një nga trajnerët më të mirë në planet.

Italian sezonin e kaluar me Real Madridin fitojë Superkupën e Evropës, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Mbretit.

Share This