Zyrtare: Allegri rikthehet në stolin e Milanit

Zyrtare: Allegri rikthehet në stolin e Milanit

AC Milan ka zyrtarizuar rikthimin e Massimiliano Allegrit si trajner i ri i skuadrës.

Klubi kuqezi përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Allegrin.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Massimiliano Allegri është emëruar trajner kryesor i ekipit të parë të meshkujve. Klubi i shpreh mirëseardhjen e ngrohtë dhe urimet më të mira Massimilianos dhe stafit të tij”, thuhet në njoftimin e klubit nga ‘San Siro’.

Allegri do të jetë pasues i Concecao-s, i cili pak orë më parë zyrtarisht është shkarkuar nga kreu i bankinës së milanistëve.

Allegri thuhet se ka nënshkruar kontratë për dy vite me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Share This