Zyba: Kur pranova ftesën të luaj për Kosovën, më shpëtuan lotët
Qëndrim Zyba ka debutuar me kombëtaren e Kosovës në ndeshjen kundër Andorrës.
Zyba në emisionin Sports Shoë në Klan Kosova ka folur rreth emocioneve që i ka përjetuar kur e ka marrë ftesën.
“Nuk kam mundur që t’i mbajë emocionet. Më kanë shpëtuar edhe lotët. Kam qenë tepër i lumtur. Kam pritur që të kem edhe minuta. Shpresoj që të jap më të mirën për shtetin tim”, tha Zyba.
Zyba tha se ftesa i erdhi atij pas një fitore të ekipit të tij Balllkanit, kundër gjigandit kroat Dinamo Zagrebit, me rezultat 2:0 në kuadër të UEFA Conference League.
Kosova e arriti fitoren e parë në kualifikimet për “EURO 2024”.
“Dardanët” fituan me rezultat 3:0me dy golat e Milot Rashicës dhe Altin Zeqirit.