Zyba: Ditët e mira do të vijnë shumë shpejt
Kosova e mbylli me humbje ndeshjen e fundit në kualifikueset e Euro 2024.
Dardanët u mposhtën në shtëpi nga Bjellorusia me rezultatin 0-1. Pas kësaj ndeshje, për emisionin “Dardanët” foli Qëndrim Zyba.
Lojtari i Dardanëve theksoi se tifozët meritojnë më shumë, por u shpreh i sigurt se ditët e mira do të vijnë shpejt.
“Më vjen keq për tifozët dhe shtetin e Kosovës se meritojmë më shumë, e kemi pasur ëndërr të kualifikoheshim. Por, nuk ecën gjithmonë, kishim shanse por nuk konkretizuam. Pësuam nga hiçi dhe kundërshtari më pas u tërhoq mbrapa, ishte e vështirë”.
“Është një ndjenjë që nuk e përshkruaj dot, të jem këtu dhe të përfaqësoj shtetin tim. Mund të japim edhe më shumë, por duhet kohë që të njihemi me njëri-tjetrin. Do të vijnë shpejt ditët e mira sepse kemi cilësi”.
“Kombëtarja është një shtysë për të bërë një hap më të madh në karrierë, pse jo edhe në merkaton e janarit”, u shpreh Zyba që luan me Ballkanin.