Zvicerani Sandro Scherer ndanë drejtësinë në sfidën Bayern-Inter

Zvicerani Sandro Scherer ndanë drejtësinë në sfidën Bayern-Inter

Bayern Munich-Inter është një nga sfida kryesore të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

‘Bavarezët’ dhe ‘Zikaltërit’ do të përballen të martën mbrëma në ‘Alianz Arena’ në duelin e parë të këtij rrethi të garave në elitën e futbollit evropian.

UEFA i ka besuar arbitrit nga Zvicra, Sandro Scherer ndarjen e drejtësisë në këtë sfidë e cila pritet të sjellë një ballafaqim të zjarrtë.

36 vjeç ka marrë “bekimin” e FIFA-s në 2015-ën.

Scherer ka gjykuar katër ndeshje në Ligën e Kampionëve në këtë edicion të garave.

Ndeshja Bayern Munich-Inter starton në orën 21:00.

Share This