Zvicër-Kosovë, dalin në shitje biletat

Zvicër-Kosovë, dalin në shitje biletat

Tashmë biletat për ndeshjen Zvicër-Kosovë, kanë dalur në shitje.

Zvicra dhe Kosova do të përballen më 18 nëntor në “St. Jakob Park” në Bazel, takim ky që do të luhet në kuadër të kualifikueseve për Evropianin “Gjermania 2024”.

Federata e Futbollit të Zvicrës, të premten ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Çmimi i biletave është prej 15 deri në 100 euro.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras 2-2.

Kosova renditet në vendin e katërt me shtatë pikë, kurse, grupin e kryeson Zvicra me 15 pikë sosh.

Share This