ZPS-ja konfirmon arrestimin e Kilajt, Smakajt dhe Fazliut
Gjykata Speciale mëngjesin e së enjtes ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun.
Për Klankosova.tv, këtë e ka konfirmuar Christopher Bennet, Këshilltari Special i Prokurorisë Speciale.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e tij.
“Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.