Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Zoran Vukotiqit i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile- përkatësisht për akuzën për vrasjen e B.M., duke e dënuar me 15 vite burgim.

Aktgjykimi ndaj Vukotiq u shpall sot nga gjykatësi Rrahman Beqiri. I akuzuari nuk ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit.

Gjykatësi Beqiri ka deklaruar se Gjykata nuk ka gjetur prova se i njëjti është fajtor për krime lufte, andaj e ka liruar nga akuza.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohen në konstest të rregullt juridiko-civil.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 23.06.2017, Vukotiq akuzohet se në bashkëkryerje ka vrarë të miturin e nacionalitetit shqiptar të moshës 13-vjeçare, B.M., në Vushtrri

Share This