“Zonja e Vjetër” nuk gabon, Juve kalon me “festival” golash në çerek-finalet e Coppa d’Italia
Nuk kishte si të shkonte ndryshe. “Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur një fitore spektakolare, mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në “Allianz Stadium” mundën me rezultatin e thellë, 6 me 1, skuadrën e Salernitana, në përballjen e vlefshme për raundin e 1/16-ve, të Kupës së Italisë, duke siguruar kështu raundin pasardhës.
Pavarësisht rezultatit goli i parë i sfidës erdhi nga miqtë e Salernitana, me nigerianin, Chukwubuikem Ikwuemesi, i cili gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e parë të sfidës, mirëpo, golat e Miretti, Cambiaso, Rugani, Yildiz, Weah e autogoli i Bronn, në minutat 12’, 35’, 54’, 88’, 91’ e 54’ përmbysën gjithçka duket siguruar dhe një fitore madhështore për djemtë e teknikut, Massimiliano Allegri.
Pas fitores së Juventus plotësohen dhe të gjitha çiftet çerek-finaliste të Kupës së Italisë, ku “Bardhezinjtë” do ndeshen me skuadrën e Frosinone, Bologna do të përballet me “Violët” e Fiorentina, Roma do të sfidojë “Shqiponjat” e Lazio, në “Derbin e Kryeqytetit”, ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me “Djajtë” e Milan.