Zomer: Penalltia? Isha i sigurt që preka topin, tani radhën e ka Juventusi
Jan Zomer ishte protagonisti i mbrëmjes së djeshme në Firence me penalltinë e pritur ndaj Niko Gonzalez, pasi kishte shkaktuar më herët faullin.
“Penalltia? Ishte një situatë e vështirë, isha i sigurt se e kisha prekur topin i pari, por arbitri vendosi kështu. Jam i lumtur, kemi studiuar shumë para ndeshjes se si ai mund të gjuante dhe e dija që mund ta ndalja atë goditje”, ka thënë për “DAZN” zvicerani, që më pas u ndal te Juventusi dhe portat e paprekura.
“Si fillim duhet të festojmë këtë fitore dhe më pas do të kemi një javë për të punuar për Juventusin. Kemi arritur të mbajmë 18 herë portën e paprekur? Pas këtyre paraqitjeve është puna e gjithë mbrojtjes dhe jo vetëm e imja. Tani të rikuperojmë energjitë dhe të mendojmë për të dielën”, tha portieri i Interit.