Zjarre në malet e Kamenicës, reagon Komuna: Banorët janë jashtë rrezikut

Zjarre në malet e Kamenicës, reagon Komuna: Banorët janë jashtë rrezikut

Zjarri ka përfshirë disa zona të maleve në Kamenicë. Për këtë kaë reaguar edhe nga Komuna e Kamincës, e cila thekson se zjarri po ndodh në lokacionin Gugulloc-Bushincë të Novobërdës.

“Po punohet vazhdimisht në shuarjen e zjarreve nga ekipet e zjarrfikësve, edhe pse terreni është i papërshtatshëm, disa vatra nuk mund të arrihen, si dhe ka nevojë për shtim kapacitetesh dhe ndihmë me ekipe të tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Ndërkohë bëhet e ditur se banorët që jetojnë në ato zona, janë jashtë rrezikut. “Gjithashtu ky njoftim, le të jetë edhe thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë, duke shmangur mundësinë e ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm të zjarreve”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Share This