Zjarr në malet e Gjakovës, në shuarjen e tij ndihmoi edhe KFOR
Në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Tutje, ai tha se zjarrfikësit dhe KFOR-i kanë bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin.
“Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin”, tha Elezaj.