Zjarr i madh në malet e Deçanit, kërkohet reagim i menjëhershëm

Zjarr i madh në malet e Deçanit, kërkohet reagim i menjëhershëm

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kërkon ndihmë për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Ai deklaroi se situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit.

Ramosaj, në një postim në Facebook, ftoi vullnetarët që sot në orën 08:00 të mblidhen tek stacioni i zjarrëfikësve në Deçan, kurse duke sqaruar se pajisjet e nevojshme do të sigurohen në teren, raporton RTKlive.

“Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në një aksion të rëndësishëm për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit. Situata kërkon reagim të menjëhershëm dhe kontributin e secilit prej nesh. Ftojmë të gjithë vullnetarët që të bashkohen nesër, në ora 08:00, tek stacioni i zjarrfikësve në Deçan. Pajisjet e nevojshme do të sigurohen në terren, por ju rekomandojmë të vini të përgatitur me rroba dhe këpucë të përshtatshme”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Share This