Zirkzee, “po” Milanit, 50 milionë plus një lojtar kuqezi

Zirkzee, “po” Milanit, 50 milionë plus një lojtar kuqezi

Në moshën 22-vjeçare, Joshua Zirkzee shndërrohet një nga lojtarët më të spikatur të Serisë A.

Ai tashmë është lider në një skuadër që po surprizon këtë kampionat me vendin e katërt.

Bologna është shumë pranë kualifikimit në Champions dhe sigurisht që meritë të madhe ka holandezi, i cili ka arritur numër dyshifror golash dhe po magjeps në fushë.

Si do të jetë, pa asnjë dyshim, një nga pjesët e çmuara të sesionit të ardhshëm të tregut të transferimeve.

Në edicionin e sotëm të “La Gazzetta dello Sport” shkruhet se ish-lojtari i Bayernit do të qëndronte me dëshirë në Serinë A, për të vazhduar të rritet pa ndryshuar kampionat dhe e konsideron Milanin një destinacion të mirëpritur. Dhe për klubin kuqezi, Zirkzee përfaqëson zgjedhjen e parë për sulmin.

Çmimi që i vë Bologna

Negociatat do të jenë komplekse dhe do të realizohen në fund të kampionatit. Bologna, kur mendon për vlerësimin që duhet t’i japë Zirkzee, merr për referencë Rasmus Hojlund, i transferuar te United për 75 milionë, plus 10 milionë bonuse. Statistikat e Joshuas janë të ngjashme, kështu që klubet që e dëshirojnë duhet të paguajnë rreth 70 milionë.

Oferta e kuqezinjve

Është e arsyeshme të supozohet se Milani mund të arrijë afër 50 milionë, duke përfituar nga kartoni i Alexis Saelemaekers, të cilin Bologna mund ta shlyejë për rreth dhjetë milionë (vlerësohet shumë nga Thiago Motta). Bologna ka shpresë për ta mbajtur Zirkzee për një vit tjetër, por e di që tregu, midis prillit dhe gushtit, ndryshon shumë dhe shumë shpejt.

Share This