Zirkzee ëndërron Euro 2024, thirret nga Holanda për herë të pare
Sezoni i ëndrrave të Joshua Zirkzee është pasuruar me një kapitull të ri, i gjithi portokalli.
Sulmuesi i Bolognas, magjepsës me gola dhe asistime dhe në qendër të thashethemeve të merkatos, është thirrur për herë të parë nga Holanda në kuadër të përgatitjeve miqësore për Euro 2024 të vendosur nga trajneri Koeman.
Një ëndërr e realizuar për qendërsulmuesin kuqeblu, i cili konfirmon cilësinë e një sezoni që ka qenë në nivele të larta deri tani. Në pritje për të kuptuar se ku do të luajë në të ardhmen, Zirkzee do të ketë mundësinë të veshë fanellën e lakmuar portokalli.
Trajneri holandez ka thirrur një listë të zgjeruar lojtarësh për të bërë vlerësimet më të fundit në funksion të Euro 2024, por meqenëse është thirrja e parë ndonjëherë me kombëtaren e Holandës, Joshua Zirkzee mund të ëndërrojë.
Paraqitjet e tij me Bologna-n e Thiago Motta-s dhe një mënyrë krejtësisht e re e interpretimit të rolit të qendërsulmuesit nuk kaluan pa u vënë re nga trajneri Koeman, i cili iu përgjigj thirrjes indirekte të lojtarit disa ditë më parë.
Zirkzee, në fakt, teknikisht mund të luajë edhe për Nigerinë, por gjithmonë ka përjashtuar mundësinë që të mendojë alternativa për të përfaqësuar Holandën: “Ëndrra ime ka qenë gjithmonë kombëtarja holandeze dhe Euro 2024 nuk është domosdoshmërisht një udhëkryq. Nëse nuk thirrem, do të shikoj më tej”.
Nuk ishte nevoja, mbërriti telefonata e pritur.