Zinedine Zidane, trajneri i vetëm me tre Champions radhazi
Janë 44 trajnerë që kanë udhëhequr ekipet e tyre drejt titullit kampion në Evropë.
Prej tyre, janë vetëm katër që e kanë festuar të paktën tre herë: Ancelotti ka katër dhe është një hap larg pesës; më pas, një treshe Bob Paislej, Pep Guardiola dhe Zinedin Zidan.
Nga ai poker elitar ka vetëm një rast në të cilin janë fituar tri Kupa Evropiane radhazi: dhe është ai i Zizu-së. Në historinë e 69viteve që Kupa e Evropës po feston këtë sezon, janë vetëm treskuadra që kanë fituar radhazi tre ose më shumë tituj: Reali iMadridit (1956-1960 dhe 2016-2018), Ajaksi (1971-73) dhe Bajerni i Mynihut (1974-1976). Në ato cikle fituese i vetmi trajnerkampion tri herë radhazi ishte Zidan. Vijalonga, trajneri i parëkampion i Evropës, u largua nga Madridi në mënyrë të habitshmenë verën e vitit 1957. Pozicioni i tij shkoi te Luis Karnilia, i paringa dy joevropianët që ngriti trofeun. Tjetri ishte Helenio Herrera, i lindur në Buenos Aires, por kishte edhe pasaportë franceze.
Pasi fitoi të tretën dhe të katërtën e Madridit, Karnilia deklaroi seu shkarkua pasi Pushkash nuk luajti në finalen e vitit 1959, atë në Shtutgart kundër Stad Reims. Rinus Mishel, ideologu i futbollit holandez që do të mahniste botën në vitet ’70 të shekullit të kaluar, ishte ai që i dha Ajaksit titullin e parë në Europë. Pas suksesit më 2 qershor 1971 (2-0 kundër Panathinaikos) ai u nënshkrua nga Barcelona, e cila kërkonte një mënyrë për t’u bërë kampione e Europës me trajnerin e Ajaksit. Puna e tij në Amsterdam u vazhdua nga rumuni Stefan Kovaç, i cili e zgjeroi perandorinë e Ajaksit edhe me dy tituj të tjerë. Ajaksi u pasua nga Bajerni i Mynihut. Në vitin 1974, në finalen e famshme kundër Atletikos së Madridit në Bruksel, bavarezët fituan të parën nga gjashtë Kupat e tyre Evropiane. Në komandën e tij ishte UdoLatek. Por ajo kurorë evropiane nuk i mjaftoi atij për t’i bërë ballë kampionatit në Gjermani dhe tetë humbjeve në Bundesligë në 17ndeshjet e para. Ai u shkarkua dhe ekipi iu dorëzua Ditmar Kramer. Nën drejtimin e trajnerit të lindur në Dortmund, Bajerni fitoi dyKupa të tjera Evropiane. Cikli i tij i artë.
MADRIDI MË I MIRË I ZIZUSË – Titulli i dymbëdhjetë për Realin erdhi në Kardif kundër Juventusit. Ishte qershia mbi tortë e atij që u cilësua si Reali më i mirë i erës Zidan, një ekip plotvariacione dhe në të cilin Isko nxori jashtë fokusit Bejlin edhe pse finalja ishte në shtëpinë e uellsianit. Ishin tre golat e Kristianos kundër Bajernit për të thyer rebelimin e bavarezëve në “Bernabéu” pas 1-2 në “Allianz”. Nga një tjetër treshe e portugezit, ajo që zgjidhi ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Atletikos së Madridit në “Bernabéu” (3-0). Ajo e paraqitjes mbresëlënëse të driblimit të Benzemasë në “Visente Kalderon”për t’i dhuruar Iskos golin e 2-1 pas vetëm një çerek ore, atëherë kur lojtarët e Atletikos kishin shumë arsye për të ëndërruar një sukses. Secili prej tyre mund të kërkonte një vend në galerinë e heronjve për të kërkuar hapësirë në librin e të dymbëdhjetës. Por vendi i Zinedin Zidanit në historinë e Madridit është i rezervuar si lojtar, me golin e tij monumental në Gllazgou si flamur dhe si trajner. Ai ekip, ai i viteve sezonit 2016-2017, fitoi LaLigën dhe Ligën e Kampioneve. Ishte diçka që nuk ishte parë në shtëpinë e bardhë për gati 60 vjet: 1958, me Karnilian.