Zinedine Zidane thyen heshtjen, tregon pse ende është pa klub
Trajneri Zinedine Zidane thotë se nuk ka shumë opsione dhe refuzon disa klubeve shkaku i problemeve të brendshme.
Tekniku francez është i papunë që kur u largua nga Real Madrid dhe ishte afër ta merrte drejtimin e Francës, mirëpo që Federata Franceze ia vazhdoi kontratën Didier Deschampsit.
Ai këto vitet e fundit ishte i lidhur me kalimin te Manchester United, por Zidane e ka pranuar se nuk mund t’i bashkohet që nuk e di gjuhën angleze në nivel të lartë.
“Kur isha lojtar, mund të zgjedhja thuajse çdo klub. Si trajner, nuk janë 50 klube që mund të shkojë. Janë dy apo tre mundësi”.
“Nëse rikthehem, është për të fituar. E them me gjithë modestinë, prandaj nuk mund të shkoj çdo kund”.
“Për arsye tjera gjithashtu, nuk jam në gjendje që të shkoj gjithkund. Cilat janë ato? Gjuha shembull. Disa kushte i bëjnë gjërat më të vështira”.
“Kur njerëzit më thonë “A nuk dëshiron të shkosh te Manchesteri?”. Unë e kuptoj gjuhën angleze, por jo në të gjitha detajet”.
“E di që ka trajner që shkojnë në klube edhe nëse nuk e dinë mirë gjuhën, por punoj krejtësisht ndryshe. Për të fituar, shumë elemente përfshihen. Për mua, e di çfarë më duhet për të fituar”, deklaroi ai për “L’Equipe”.
Zidane thuhet se po e ëndërron një rikthim të tretë te Real Madridi, që mund të bëhet opsion nëse Ancelotti merr drejtimin e Brazilit në verë. /nacionale