Zielinski mungon ndaj Shqipërisë? Ja si është gjendja e mesfushorit të Napolit
Piotr Zielinski ka qenë kryefjalë e orëve të fundit te Polonia, kundërshtari i radhës i Shqipërisë në kualifikueset e EURO 2024.
Në seancën stërvitore të fundit, mesfushori i Napolit u largua përpara se ajo të përfundonte, por burimet pranë përfaqësueses polake kanë bërë me dije se ai nuk ka asnjë problem.
Kwiatkowski, zëdhënës i Polonisë u shpreh se lajmet për një dëmtim të Zielinskit nuk janë të vërteta dhe se ai do të jetë në Tiranë.
“Është e vërtet që Zielinski e përfundoi stërvitjen më herët, por vetëm disa minuta para se ajo të mbyllej. Lojtari thjesht u ndje i lodhur, kjo ndodhë në një periudhë të tillë.”- tha ai.
Shqipëri-Poloni do të luhet të dielën, më 10 shtator duke nisur nga ora 20:45 në “Air Albania” dhe do të transmetohet në “SuperSport 2”.