Zidane refuzon gjigantin anglez, mësoni arsyen

Zidane refuzon gjigantin anglez, mësoni arsyen

Trajneri francez Zinedine Zidane raportohet se ka refuzuar ofertën e gjigantit anglez, Manchester United.

Ish-trajneri i Real Madridit ditëve të fundit ishte i lidhur me ‘Djajtë e Kuq’.

Mirëpo, Zidane në një intervistë për ‘L’Equipe’, ka hedhur poshtë mundësinë për të marr drejtimin e klubit nga ‘Old Traffordi’.

“Unë e kuptoj anglishten por nuk e flas shumë mirë”, ka thënë Zidane.

“E di që ka trajnerë që shkojnë në klube të ndryshme pa e ditur gjuhë e tyre, por unë punoj ndryshe. Për të triumfuar hyjnë në lojë elementë të tjerë në kontekst global. Unë e di mirë se për çfarë kam nevojë për të fituar”, ka pohuar ai.

Share This