“Zidane po mëson gjermanishten? Bayerni klubi perfekt për të”
Zinedine Zidane është një nga emrat që qarkullon për stolin e Bayern Munich.
Bavarezët do të ndahen në fundin e sezonit me Thomas Tuchel. Dhe francezi është një nga kandidatët për ta zëvendësuar.
Christophe Dugarry, ish-shoku i Zizou te kombëtarja e Francës, e miraton një lëvizje të tillë. Teksa deklaron se Bayerni do të ishte vendi perfekt për Zidane, pushim prej qershorit të vitit 2021.
“Nuk besoj se Zidane ka nisur të mësojë gjermanishten. Kampionati gjerman më pëlqen. Ligë e bukur dhe stadiumet plot. Unë mendoj se çdo trajner ëndërron një klub si Bayern Munich. Gjithçka funksionon në rregull, trajnerët vihen në kushte optimale pune, ka entuziazëm dhe respektohet puna e tyre. E përsëris: Bayerni është klubi perfekt për Zidane“, thekson Dugarry.
I cili përveçse te Franca ka luajtur me ish-mesfushorin e madh edhe te Bordeaux. Ndërkohë që me “Gjelat” fituan Kupën e Botës (1998) dhe Europianin (2000).