Zidane: I detyrohem shumë Lippit

Zidane: I detyrohem shumë Lippit

Zinedine Zidane ishte i pranishëm në prezantimin e dokumentarit biografik për Marcello Lippin me titull ‘Tani fitoj unë’. Zizou u ndal tek rëndësia e ish-trajnerit të Juventusit në karrierën e tij:

“Marcello Lippi ishte ai që më bëri të vij te Juventus, i pari që besoi në mua dhe më la të luaj. Nuk ishte e lehtë për të, unë vija nga Franca, gjithçka ishte ndryshe, por Lippi më bëri të bëhesha ai që u bëra më vonë”. Më pas shton: “Ai donte që unë të qëndroja kur gjërat ishin keq në fillim, edhe ne fituam dhe bëmë gjëra të mira”.

“Të drejtoj në Itali? Gjithçka mund të ndodhë…” – Përsëri për Lippin dhe ndikimin e tij në karrierën e trajnerit: “Si lojtar kam pasur trajnerë të mëdhenj si Lippi apo Ancelotti, por më pas secili duhet të ndjekë rrugën e tij”.

Së fundi për të ardhmen: “Një ditë në Itali? Pse jo. Çdo gjë mund të ndodhë, për momentin jam duke bërë diçka tjetër, por jam i sigurt që do të rikthehem në stol, do të doja”.

Share This