
Zhvillimet e fundit, Kryeziu i KDI-së konstaton se “zgjedhjet e reja janë zgjidhja më e mirë”
Ismet Kryeziu, Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, lexon se gjendja politike në vend zgjidhet më së miri përmes zgjedhjeve të reja.
“Në këso situatash, alternativa më demokratike dhe më e ndershme është t’u drejtohemi qytetarëve – përmes zgjedhjeve të reja. Sa më shumë që vonohet ky vendim, aq më i madh bëhet dëmi për demokracinë, institucionet dhe zhvillimin e vendit”, tha Kryerziu.
“Ndoshta pas zgjedhjeve, secili subjekt do ta ketë më të lehtë ta kalojë “ylberin” për të reflektuar mbi arsyen e vërtetë pse ekzistojnë partitë politike: për interesin qytetar”, tha ai.