Zhgënjejnë ekipet ‘big’ në NBA

Zhgënjejnë ekipet ‘big’ në NBA

Kampionët e Denverit u mundën me rezultat 105-100 në fushën e Oklahomas, skuadra surprizë e këtij sezoni në NBA.

Mungesa e Donqiq u ndje te Denveri, ndërsa Shai realizoi 34 pikë për vendasit. Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u mund me rezultat 119-116 nga Portlandi. Simons me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit. Fiton edhe Miami, që mundi Sacramenton (115-106), ndeshje ku u dallua Butler, autor i 31 pikëve.

Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim, duke mundur thellë me rezultat 121-87 Dallasin. Ndeshje pa histori, ku u dallua Towns, autor i 29 pikëve. Pa probleme fiton edhe ekipi i Phoenixi, që falë 33 pikëve të Duranti mundi me rezultat 136-120 Brooklynin.

Rezultatet

Charlotte – Chicago                  110-117

Cleveland – Detroit                   128-121

Washington – Clippers             109-125

Miami – Sacramento                 115-106

Houston – New Orleans            99-110

Minnesota – Dallas            121-87

Oklahoma – Denver           105-100

San Antonio – Orlando      98-108

Brooklyn – Phoenix            120-136

Portland – Milwaukee        119-116

Share This