Zhegrova tregon anën e tij humane, viziton Pediatrinë në QKUK dhe dhuron qindra dhurata për fëmijë
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrova po i kalon ditët e pushimit në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
Zhegrova gjatë ditëve të pushimit ka treguar edhe anën e tij humane, duke vizituar Pediatrinë në QKUK dhe duke dhuruar qindra dhurata për fëmijët, shkruan lajmi.
Gazetari, Arlind Sadiku ka publikuar pamjet ku Zhegrova shihet duke vizituar fëmijët dhe duke i gëzuar ata me dhurata.
“Edon Zhegrova shfrytëzoi pushimin 4 ditorë në Kosovë, duke shfaqur anën humane që e karakterizon si personalitet. Ai sot vizitoi fëmijët e shtrirë pranë klinikës pediatrike në QKUK dhe i gëzoi me dhurata” – ka shkruar ai.
Zhegrova ka shkëlqyer këtë edicion me Lille në Ligue 1, ndërkohë që është dribluesi më i mirë në ligë, duke lënë prapa yje të mëdhenj si Mbappe e Dembele.