
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën
Edon Zhegrova ka dhënë një intervistë ku ka konfirmuar se do të largohet nga Lille në fund të sezonit, ndërsa është ndalur edhe tek lëndimi që ka aktualisht.
Ylli kosovar, thotë se e ka njoftuar Lillen, se nuk do ta vazhdojë kontratën.
“Është e vërtetë, e kam njoftuar klubin që nuk do të vazhdojë kontratën. Do të shikojmë verës çfarë do të ndodh, por klubi është i njoftuar që nuk do të vazhdojë kontratën,” u shpreh ylli i Kosovës.
Ai tregoi se ka disa klube që janë të interesuara për të dhe se të ardhmen do ta vendos pasi të mbyllet kampionati në Ligue 1.
Tutje, Edon Zhegrova foli për fazën e rikuperimit pas lëndimit dhe mundësinë e tij për t’u rikthyer në fushë.
“Ka qenë një kohë e vështirë për mua, por besoj që kjo periudhë do të më bëjë më të fortë mentalisht. Po punoj fortë për t’u rikthyer edhe më i fuqishëm dhe po shfrytëzoj këtë kohë për të përmirësuar disa mangësi”, dekarloi Zhegrova.
Sa i përket mundësisë për të luajtur ndaj Islandës me Kosovën, ai u shpreh optimist, ndonëse është edhe në dyshim.