Zhegrova rrëmben çmimin ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’

Zhegrova rrëmben çmimin ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’

Sulmuesi kosovar i Lillës, Edon Zhegrova e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes ndaj Real Madridit.

Lille mundi Realin (1-0), të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Zhegrova fitoi penalltinë të cilën me sukses e ekzekutoi David.

Ylli i Kombëtares sonë, bëri superparaqitje duke fituar çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”, ku pozoi para fotografëve.

Sulmuesi dardan bëhet lojtari i parë nga Kosova që e fiton çmimin e “Lojtari i ndeshjes” në elitën e futbollit evropian.

Share This