Zhegrova në mesin e më të vlerësuarve në Evropë
Sulmuesi kosovar i Lille, Edon Zhegrova e ka gjetur vetëm në mesin e dhjetë futbollistëve më të vlerësuar në top pesë ligat evropiane deri tani në këtë edicion.
Zhegrova është njeriu i momentit të klubi i Lille, duke shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje në të gjitha garat. Paraqitjet e tij të mira nuk kanë mbetur pa u vëre nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”, e cila e vlerëson lartë Zhegrovën.
Sipas “Sofascore”, Zhegrova është lojtari i nëntë me notën më të lartë deri tani këtë sezon, pasi ka një mesatare të notës prej 8.10. Lojtari më notën mesatare më të lartë është ylli i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz (8.65), i pasuar nga Harry Kane (8.50) dhe Erling Haaland (8.42). Në pozitën e katërt renditet Raphinha me mesatare 8.33, ndërsa pas tij vjen Lamine Yamal (8.32) dhe Achraf Hakimi (8.22).
Pozita e shtatë është e rezervuar nga Kevin de Bruyne me notë 8.20, e teta nga Vincenzo Grifo me notë 8.18 dhe pozita e dhjetë nga Mohamed Salah (8.04).