Zhegrova në dyshim për ndeshjen kundër Brest
Sulmues i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, duket se ende nuk ka lënë mbrapa dëmtimin.
Sipas, Le11hdf.fr sulmuesi është në dyshim për ndeshjen e radhës të Lille në Ligue 1, shkruan lajmi.
“Në fushën ofensive është Edon Zhegrova ai që ngre pikëpyetje. Ai ka qenë viktimë e një shqetësimi muskulor”, shkruan media franceze.
Lille – Brest zhvillohet të dielën nga ora 15:00 dhe i takon xhiros së nëntë të elitës së futbollit francez.
Sulmuesi ka 11 paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual me dy gola të shënuar e një asistim.