Zhegrova, 90-të minuta në barazimin e Lillës
Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka luajtur terë ndeshjen në barazimin e Lilles në udhëtim tek Montpeiller.
Montpeiller dhe Lille luajte pa gola të dielën në kuadër të elitës së futbollit francez.
Dueli mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë mesatare, por me pak raste për gola.
Reprezentuesi i Kosovës tashmë është lojtar i padiskutueshëm tek Lille. Ai në duel me Montpeiller bëri paraqitje të kënaqshme, pati dy raste të mira, por që nuk ia doli ta çoj topin në rrjetë.
Lille, e cila në pjesën e dytë luajti më një lojtar me pak në terren pasi Bouaddi u ‘skuq’, mori një pikë të rëndësishëm nga ky udhëtim.
Lille është në vendin e pestë me 32 pikë, kurse, Montpeiller renditet e 12-ta me 19 sosh.