Zgjidhen anëtarët e Bordit të KOSTT, Gëzim Tosuni kryesues

Zgjidhen anëtarët e Bordit të KOSTT, Gëzim Tosuni kryesues

Rejhane Zylfija, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka janë zgjedhur anëtarë të Bordit të ndërmarrjes publike Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut. Tosuni ndërkaq është zgjedhur si kryesues i Bordit, duke arritur të merr më së shumti vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Rejhane Zylfija ka marrë 57 vota, Gëzim Tosuni 58 vota, Gazmend Mejzini 4 vota, Jeton Mehmeti 5 vota, Lumnije Zeka 55 vota, Pranvera Dobruna – Kryeziu 3 vota”, theksoi deputeti Agon Batusha, kryetar i komisionit parlamentar të formuar për votim.

Në votim morën pjesë gjithsej 62 deputetë, raporton rtk.

Share This