Zgjedhjet e 9 shkurtit: Abdixhiku mban takim mobilizues me pesë degët e Prishtinës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka mbajtur një takim mobilizues për zgjedhjet e 9 shkurtit me pesë degët e Prishtinës, duke përfshirë kandidatë pë deputetë.
Abdixhiku njoftoi se nga pesë degët e LDK-së në kryeqytet, janë propozuar 20 kandidatë që pritet të futen në listen zgjedhore të këtij subjekti politik, për ta kërkuar votën e qytetarëve.
“Me ta dhe çdo qytetar, do të flasim për planin tonë kundrejt ngecjes së tanishme. Për planin tonë për fëmijë e familje, për paga më të larta e përballueshmëri të çmimeve. Për një Kosovë të zhvilluar e me investime, të fortë, të hapur e në rrugëtim të palëkundur euroatlantik”, tha Abdixhiku.