Zëvendësuesi i Giroud, klauzola e “gjigantit” ballkanas tremb Milanin
Benjamin Sesko është një nga dëshirat e Milanit për përforcimin e sulmit, repart ku pëlqehet shumë edhe Joshua Zirkzee i Bolognës.
Sulmuesi i kombëtares sllovene mbylli sezonin e parë në Bundesliga me Leipzigun, skuadër me të cilin 14 gola në kampionat.
Shtypi sportiv gjerman raporton se çmimi i 20-vjeçarit shtatlartë është rreth 65 mln euro sipas klauzolës së përcaktuar me klubin.
Sesko cilësohet si zëvendësuesi perfekt i francezit Oliver Giroud, i cili vendosi të vijonte karrierën në MLS e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Supersport.
“Gjiganti” slloven pëlqehet shumë edhe në Premier League, aty ku ka interes nga klube të ndryshme. Sidomos nga Arsenali.