Zëvendësiministri Sallahu për arratisjet nga burgjet: Ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe në të ardhmen

Zëvendësiministri Sallahu për arratisjet nga burgjet: Ka pasur edhe në të kaluarën, mund të ketë edhe në të ardhmen

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur sot në një konferencë për media për ikjet e fundit të burgosurve nga burgjet, duke u arsyetuar se kanë ndodhur në qendra korrektuese të tipit të hapur dhe sipas tij, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se ikjet kanë ndodhur në të kaluarën por edhe mund të ketë edhe në vazhdimësi, dhe sipas tij kjo ndodh sepse këto institucione nuk i nënshtrohen masave të larta të sigurisë.

“Është me rëndësi se largimi nga qendra korrektuese të tipit të hapur, ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në vazhdimësi, sepse këto institucione nuk i nënshtrohen kontrollit dhe masave të larta të sigurisë sepse qëllimi i tyre është realizimi i programeve avancuese për të burgosurit që i nënshtrohen rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri”, ka thënë Sallahu.

Ai ka thënë se pas ngjarjeve të ndodhura së fundi, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi ta marrin raportin e Inspektoratit do të marrin vendimet adekuate.

“Inspektorati i MD është në vendngjarje dhe sapo të marrim raportin, do të merren vendimet adekuate”, ka thënë Sallahu.

Kujtojmë se dje u arratis nga burgu Ujkan Metaj kurse ditë më parë Faton Hajrizi. Ky i fundit në paraqitjen e parë në rrjetet sociale pas arratisjes ka deklaruar se i është bërë zullum, prandaj është arratis nga burgu, ndërsa ka thënë se gjendet jashtë Kosovës.

Share This